Infantino: Unë jam për dialog dhe jo për konflikte

Futboll

Infantino: Unë jam për dialog dhe jo për konflikte

Më: 5 maj 2021 Në ora: 15:24
Infantino: Unë jam për dialog dhe jo për konflikte

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino thotë se ai dëshiron të shmangë konfliktin dhe synon të ndërtojë një të ardhme tjetër pas polemikave për krijimin e Superligës.

Institucionet e futbollit po diskutojnë masat dhe sanksionet për klubet themeluese të Superligës. Sidoqoftë, Infantino nuk do luftë dhe shpreson të zgjidhë çdo çështje përmes dialogut.

“Duhet të shmangim fjalën luftë kur bëhet fjalë për futbollin. Sidomos në një kohë si kjo kur e gjithë bota po merret me një pandemi të pazakontë. Është detyrë e institucioneve kombëtare, pastaj e UEFA dhe më pas e FIFA, të marrin vendimet e duhura.

Edhe në situatat më delikate, unë jam për dialog dhe jo për konflikte. Një drejtues ka për detyrë të pyesë veten pse ka ardhur e gjithë kjo dhe duke u nisur nga kjo pyetje, të ndërtojë një të ardhme tjetër duke folur dhe dëgjuar të gjithë, veçanërisht tifozët, të cilët janë zemra e futbollit.

Disa sanksione mund të kenë pasoja të rëndësishme dhe atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi për to. Duhet të kuptohet se për çfarë masash po flitet. Dëgjoj që klubet duhet të ndëshkohen, por kjo mund të nënkuptojë edhe dënimin e lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të tyre, që nuk kanë asnjë lidhje me projektin e Superligës”, u shpreh Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat