Busquets nuk ofron garanci

Futboll

Busquets nuk ofron garanci

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:44
Busquets nuk ofron garanci

Në pritje të zhvillimeve për situatën e Lionel Messit, drejtuesit e Barcelonës vijojnë të planifikojnë merkaton pavarësisht problemeve ekonomike dhe pikërisht për këtë arsye kanë vendosur që për repartin e avancuar të afrojnë Memphis Depay ose Khun Aguero, të dy në skadencë kontratë.

Megjithatë objektivi primar i katalanëve është të sjellin një futbollist të aftë për të luajtur para mbrojtjes, pasi Miralem Pjaniç nuk ka bindur dhe 32 vitet mbi supet e Sergi Busquets nuk ofrojnë garanci për të përballur një sezon intensiv.

Një nga emrat në listën e dëshirave të Koeman, është edhe mesfushori italian Manuel Locatelli, i rritur në akademinë e Milanit, ku edhe debutoi në Serinë A, por që po shkëlqen me fanellën e Sassuolos.

Mesfushori 23-vjeçar ka kaluar me sukses edhe testin në arenat ndërkombëtare, pasi ka bërë shumë mirë sa herë që trajneri i Italisë, Roberto Mancini e ka hedhur në fushë, megjithatë për të arritur te Locatelli, Barca duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave italiane dhe Manchester City-t, që e ndjekin prej kohësh.

Vlen të theksohet se katalanët kanë marrëdhënie mjaft të mira me drejtuesit e Barcelonës dhe do të kërkojnë një kanal preferencial në negociata, ndërsa alternativa të Locatellit janë Camavinga i Rennes dhe Mikel Merino i Real Sociedadit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat