Djali i presidentit mbron Hysajn

Futboll

Djali i presidentit mbron Hysajn

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:25
Djali i presidentit mbron Hysajn

Elseid Hysaj po luan ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Napolit.

Rinovimi mes palëve nuk ndodhi, e madje u kthye në një “mollë sherri” për Gatuzon dhe De Laurentisin. Ky i fundit e donte shkodranin jashtë formacionit, por trajneri italian ka treguar besim te lojtari shqiptar, i cili e ka shpërblyer në fushën e lojës.

Ai që i del në mbrojtje tashmë është edhe vete djali i De Laurentisit, Edoardo. Zv. Presidenti i Napolit ka shpërndarë një story në profilin e tij në “Instagram” me rezultatin final të fitores së sotme kundër Specias, duke e shoqëruar me fjalët: “Sa të  fortë i kemi mbrojtësat e krahut.

Forca Napoli”. Në ndeshjen e fundit Hysaj u kritikua për golin e pësuar në fund nga Kaljari, por këtë herë duket se ka marrë leksionin e duhur dhe ka qenë më i përqendruar në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat