Harkëtarët morën fitoren e radhës

Futboll

Harkëtarët morën fitoren e radhës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:24
Harkëtarët morën fitoren e radhës

Edhe pse është zyrtarisht kampion i Holandës prej më shumë se 2 javësh, Ajaxi nuk toleron aspak në Eredivisie

Harkëtarët morën fitoren e radhës pasi triumfuan me rezultatin e thellë 0-3 në klasiken ndaj Feyenoord brenda në Roterdam.

De Kuip u luajt një sfidë vërtet shumë intriguese dhe me shumë të papritura. Në minutën e 21-të  një autogol i Senesi kaloi në epërsi Ajaxin.

Feyenoord u përpoq të reagonte por goli i Bozenik në minutën e 27-të u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Në sekondat e fundit të pjesës së parë protagonistë negativë u bënë dy futbollistë nga një për çdo skuadër. Meksikani Alvarez shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, 11-metërsh të cilin për skuadrën vendase e shpërdori Leroy Fer.

Në pjesën e dytë forcat u barazuan në fushë pasi në minutën e 60-të Malacia mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë edhe Feyenoordin me 10 lojtarë në këtë duel. Një tjetër autogol në minutën e 67-të nga Hap i dha avantazhin e dyfishtë Ajaxit që shënoi edhe golin e tretë me Kudus në minutën e 79-të, në një ndeshje ku Feyenoord i bëri shumë dhurata skuadrës së Eric Ten Hag duke ia falur tre pikët. Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 82 pikëve ndërkohë që Feyenoord mbeti në vendin e 5-të me 55 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat