Zhang takon lojtarët e Interit, ka një kërkesë specifike për ta

Futboll

Zhang takon lojtarët e Interit, ka një kërkesë specifike për ta

Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:14
Steven Zhang

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka takuar lojtarët e Interit pas triumfit në Serie A.

Interi ka siguruar titullin e kampionit në Serie A dhe i gjithë qyteti ishte duke festuar.

Por, sot presidenti i Interit, Steven Zhang ishte i shoqëruar nga Administratori i Deleguar, Giuseppe Marotta, në një vizitë ku ishte në zhveshtoret e “Nerazzurrëve”.

Zhang dhe Marotta kanë deklaruar më parë se pandemia COVID-19 e ka “gjymtuar” ekonomikisht klubin.

Presidenti pati një kërkesë shumë specifike për lojtarët, të pranojnë të heqin dorë nga rrogat e tyre për dy muaj, në mënyrë që klubi të marrë veten ekonomikisht.

Mbetet të shihet nëse lojtarët do të pranojnë kërkesën e presidentit, por secili do të marrë vendimin e tij në mënyrë individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat