FIFA nuk e lejon mbrojtësin të luajë me Gjermaninë

Futboll

FIFA nuk e lejon mbrojtësin të luajë me Gjermaninë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:48
FIFA nuk e lejon mbrojtësin të luajë me Gjermaninë

Një rast i ngjashëm me atë te Nedim Bajramit te Shqipëria, është regjistruar së fundmi me mbrojtësin e Shtutgardit, Borna Soza.

Ky i fundit ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij dhe për këtë arsye, trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv vendosi t’i dërgojë ftesë për të luajtur me kombëtaren, por kjo nuk mund të realizohet.

Lojtari ka lindur në Kroaci dhe kur ishte 22 vjeç luajti për Kroacinë U-21. Pikërisht për këtë arsye, atij tashmë nuk i lejohet nga FIFA të luajë me kombëtare tjetër përveç Kroacisë, ndonëse ka nënshtetësi gjermane. Oliver Bierof ka thënë se është e pamundur ta shikojmë me fanellën e Gjermanisë në të ardhmen.

Një rast i ngjashëm me atë të Bajramit, i cili pikërisht për të njëjtën arsye, sepse ka luajtur me Zvicrën U-21, kur ishte 22 vjeç, tashmë nuk i lejohet nga FIFA të luajë për Shqipërinë, ndonëse e ka nënshtetësinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat