PSG po përgatitet për transferimin e Messit dhe Ramosit

Futboll

PSG po përgatitet për transferimin e Messit dhe Ramosit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:11
PSG po përgatitet për transferimin e Messit dhe Ramosit

Ambicia kryesore e projektit të PSG-së, është të fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve dhe synojnë ta realizojnë duke nënshkruar me dy yje botëror, Sergio Ramos dhe Leo Messi.

Edhe pse shiheshin si transferime të pamundura shkaku i rregullës financiare, por fakti që do transferohen si agjent të lirë, e bën këtë ‘operacion’ të mundshëm.

Rinovimi i Neymar që u arrit të shtunën e kaluar dhe shitja e Kylian Mbappe te Real Madrid, do ta lejonte klubin francez padyshim të dominonte në afatin kalimtar veror.

Presidenti Al Kehalifi dhe drejtori sportiv Leonardo kanë punuar që të nënshkruajnë me dy futbollistët edhe pse ende nuk dihet nëse lojtarët kanë vendosur të largohen nga Spanja.

Messi dëshiron të luajë me Neymarin sërish, por fillimisht do dëgjojë ofertën e presidentit Joan Laporta para se të vendos përfundimisht mbi të ardhmen.

Ndërsa, Ramos ka dhënë sinjalet e para, duke filluar t’i ndjek të gjithë yjet e PSG-së në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat