Pritet me drithërima finalja e Kupës së Kosovës, Llapi apo Dukagjini

Futboll

Pritet me drithërima finalja e Kupës së Kosovës, Llapi apo Dukagjini

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:13
Pritet me drithërima finalja e Kupës së Kosovës, Llapi apo Dukagjini

Sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit.

Këtë takim do ta drejtojë gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi. Të dyja skuadrat synojnë suksesin historik – fitimin e trofeut dhe daljen në garat evropiane.

Për Llapin suksesi në këtë finale do të thotë dalje e sigurt në Evropë, pasi tashmë është licencuar për garat evropiane, derisa Dukagjini si klub i Ligës së Parë është ende në procedurë të veçantë të licencimit nga UEFA.

Për skuadrën llapjane kjo është finalja e dytë në kupë, pasi në finalen e edicionit garues 2016/17 u mposhtën nga Besa pas penalltive. Në anën tjetër, për Dukagjinin kjo është finalja e tretë.

Në dy parapraket të zhvilluara para çlirimit (në edicionet 1994/95 dhe 1995/96) nuk ka arritur të triumfojë, derisa tani klubi nga Klina synon ta shkruajë historinë. Rrugës deri në finale Llapi e ka eliminuar Onixin, Ballkanin, Trepçën’89 dhe Prishtinën, derisa Dukagjini ia doli të eliminojë Vllazninë, 2 Korrikun, Drenicën dhe Istogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat