Cantona: Solskjaer si Guardiola

Futboll

Cantona: Solskjaer si Guardiola

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:50
Cantona: Solskjaer si Guardiola

Manchester City sapo ka fituar Premier League, por Eric Cantona, legjenda e Manchester United, mendon për të ardhmen për optimizëm.

“Është shumë e rëndësishme për United që të fitojë një titull në këtë sezon. Në të ardhmen e afërt, mundësisht sezonin e ardhshë, uroj që të kthehen të fitojnë Premier League”, ka thënë francezi për Sky Sports.

“Guardiola ka luajtur për Barcelona-n, që është drejtuar nga johan Cuyff dhe besoj se ka mësuar shumë nga holandezi i madh. Është bërë një trajner i madh, duke ndjekur të njëjtën filozofi të mësuesit të tij”.

“Në të njëjtën mënyrë, Solskjaer ka luajtur nën drejtimin e Sir Alex Ferguson. Ka mësuar shumë nga ai dhe më pas ka vendosur të bëhet trajner. Mendoj se është fantastike të kesh një trajner në skuadër që e di se çfarë e bën të veçantë këtë klub nga të tjerët”.

“Pres me padurim që të shikoj Manchester United ta fitojë përsëri Premier League. Jam i sigurt se do të ndodhë shpejt”, ka përfunduar ish-ylli i Djajve të Kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat