Prezantim me 20 mijë tifozë

Futboll

Prezantim me 20 mijë tifozë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:13
Prezantim me 20 mijë tifozë

Roma, që ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke marrë në pankinë trajnerin portugez Zhoze Murinjo, po përgatitet ta mirëpresë si një yll të vërtetë të futbollit, për aq sa mund të lejohet në këto kohë.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi i kryeqytetit të Italisë thuhet se është duke pritur dritën jeshile nga qeveria italiane për rihapjen e stadiumeve për ta prezantuar ish-trajnerin legjendar të Interit përpara 20 mijë tifozëve romanistë në “Olimpico”.

Nuk dihet ende sa e realizuar është si ide, por në kampin verdhekuq dëshirojnë t’i japin mirëseardhjen në mënyrën më të mirë trajnerit luzitan, 11 vite pasi stërviti herën e fundit Interin në Itali.

SIGURI – Saktësisht si dje një javë më parë, Roma njoftonte përmes kanaleve zyrtare blerjen e Zhoze Murinjos. Një lajm që ka rindezur entuziazmin mes tifozëve verdhekuq. Ndërkohë, “Speciali” ka lëshuar disa deklarata për “XTB.com”, agjenci financiare ku bën rolin e ambasadorit:

“Kur marr vendime të rëndësishme, sigurohem që t’i kem në duar të gjitha informacionet për të cilat kam nevojë. Kjo është strategjia më e mirë, sepse është e pamundur të merren vendime pa i njohur të gjitha detajet dhe marrë kohën e nevojshme për t’i kuptuar.

Të mos lëmë që presionet e jashtme të ndikojnë ato të brendshmet: presionet gjanë gjithmonë prezente në futboll, përqendrohemi te bazat e përgatitjes sonë dhe të mbajmë një ambient argëtues, por profesional”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat