Klopp shfajëson trajnerin Solskjaer!

Futboll

Klopp shfajëson trajnerin Solskjaer!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:15
Klopp shfajëson trajnerin Solskjaer!

Humbja e Manchester United ndaj Leicester në kampionat ngjalli debate të mëdha duke qenë se skuadra e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer kishte bërë disa ndryshime në formacion.

Kjo pasi kalendari i “Djajve të kuq” është shumë i ngjeshur. Jurgen Klopp ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij në lidhje me përzgjedhjen dhe ngre sërish zërin në lidhje me kalendarët dhe ngjeshjen e ndeshjeve.

“Formacioni i Manchester United ishte ai që unë prisja. Ata luajnë të dielën, të martën dhe të enjten.

Ky është një krim. Nuk është faji i Ole dhe i lojtarë të tij. Edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Klopp mes të tjerash në konferencë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat