Bllokohet autobusi i Liverpoolit, kaos

Futboll

Bllokohet autobusi i Liverpoolit, kaos

Nga: K.G. Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:51
Bllokohet autobusi i Liverpoolit, kaos

Autobusi i klubit të futbollit Liverpooli është bllokuar në rrugë të Manchester para derbit të mbrëmjes së Premier League me Manchester United!

Tifozët e ekipit vendas shpresojnë se ndeshja e planifikuar për në orën 21.15 në Old Trafford nuk do të luhet.

Policia reagoi menjëherë, duke shpërndarë rreth 50 tifozë të United, të cilët parandaluan kalimin e lojtarëve dhe menaxhmentin e "të kuqve".

Sipas dëshmitarëve okularë, autobusi u pa përsëri duke lëvizur, por askush nuk është i sigurt nëse ndeshja do të fillojë me të vërtetë. Forca të mëdha policisë u vunë re edhe në qytet, kryesisht afër stadiumit.

Si kujtesë, tifozët e Manchester United protestuan ashpër kundër pronarit të klubit, familjes amerikane Glaser, më 3 maj, pak para ndeshjes me Liverpoolin, kështu që derbi ishte shty.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat