Messi mund të luajë në Kupën e Amerikës

Futboll

Messi mund të luajë në Kupën e Amerikës

Më: 14 maj 2021 Në ora: 12:34
Messi mund të luajë në Kupën e Amerikës

Lionel Messi mund të luajë në Kupën e Amerikës pa e vendosur të ardhmen e tij.

Kapiteni i Argjentinës dhe i Barcelonës preferon që të presë dhe të mendohet mirë se çfarë do të bëjë për të ardhmen.

Kontrata me katalanasit i përfundon këtë sezon, por nga klubi bëjnë me dije se nuk kanë shanse që t’i mbyllin dot brenda afatit të gjitha llogaritë për të parë gjendjen ekonomike dhe t’i përpilojnë një kontratë Messit.

Barça ka besim se ai do të rinovojë për 2 vite dhe pastaj të rikthehet si drejtues, ndërkohë që nga ana tjetër PSG-ja është e gatshme të bëjë çmenduri për ta transferuar dhe për ta bashkuar me Nejmarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat