Ja çfarë ndodh në fund të sezonit

Futboll

Ja çfarë ndodh në fund të sezonit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:57
Ja çfarë ndodh në fund të sezonit

Zinedine Zidane ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Trajneri francez do ta njoftojë lamtumirën e tij sa më shpejt, pasi La Liga të mbyllet, duke hequr dorë nga viti i fundit i kontratës së tij 13.5 milionë euro neto me “Los Blancos”.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, francezi po mbyll një sezon shumë të ngarkuar nga pikëpamja emocionale dhe ka marrë vendimin për ta lënë stolin e bardhë për disa kohë.

Nëse lamtumira materializohet, do të jetë hera e dytë që Zidane largohet nga pankina e Real Madridit. E para ishte më 31 maj 2018, menjëherë pasi fitoi Champions-in e tretë radhazi si trajner. Për momentin, sipas gazetës spanjolle,

Zidane nuk ka oferta për sezonin e ardhshëm, por aventura në stolin e kombëtares franceze në fund të Kampionatit Europian nuk mund të përjashtohet, nëse Deschamps largohet. Në kontratën aktuale me Real Madridin ekziston një klauzolë specifike që do ta lironte menjëherë trajnerin në rast të një marrëveshjeje me federatën transalpine. Po ashtu, zëra ka edhe për një interesim të Juventusit.

Rikthimi te bardhezinjtë është një opsion që e josh Zidane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat