Werderi i Rashicës shkarkon trajnerin

Futboll

Werderi i Rashicës shkarkon trajnerin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:20
Werderi i Rashicës shkarkon trajnerin

Klubi gjerman, Werder Bremen ka shkarkuar trajnerin, Florian Kohfeldt.

Pas humbjes 2-0 në xhiron e parafundit të Bundesligës nga FC Augsburg, SV Werder Bremen njoftoi se e ka larguar trajnerin Kohfeldt me efekt të menjëhershëm.

“Ne jemi akoma të bindur që Florian Kohfeldt është një trajner i shkëlqyeshëm, por kemi rënë dakord të bëjmë një ndryshim tjetër në mënyrë që të arrijmë përsëri rënien. Ne falënderojmë Florian për gjithçka që ai ka bërë për Werder dhe i urojmë të gjitha të mirat”, tha Frank Baumann, drejtori menaxhues i futbollit në Werder Bremen.

Trajner i përkohshëm i Rashicës me shokë deri në fund të sezonit do të jetë Thomas Schaaf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat