Zidane: Në fund të sezonit do të shohim

Futboll

Zidane: Në fund të sezonit do të shohim

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:33
Zidane: Në fund të sezonit do të shohim

Në Spanjë prej javësh qarkullon lajmi se Zinedine Zidane do t’i japë lamtumirën Real Madrid në fund të këtij edicioni. Por tekniku i madrilenëve nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë dhe sot pas ndeshjes së fituar 1-0 ndaj Atletik Bilbaos, që e mbajti në garë për fitoren e La LIga, u shpreh se çdo vendim do të merrej vetëm në fund të këtij sezoni.

“Si mund t’u them lojtarëve të mi që do të largohem tani? Ne po luajmë për jetë a vdekje dhe t’u them që po largohem…

Jashtë mund të thuhet çfarë të duan, por unë këtë gjë nuk do ua them kurrë lojtarëve të mi.

Në fund të sezonit do të shohim por tani jam në këtë realitet dhe do të shohim përpara drejt ndeshjes së fundit. Nuk mund të flasim vazhdimisht për të ardhmen time, gjëja më e rëndësishme është ndeshja e fundit që na mbetet”, tha Zidan para gazetarëve.

“Ne do të luajmë ndeshjen tonë, do të kemi një sfidë të vështirë ndaj Vijareal. Duhet vetëm të besojmë te forcat tona”, deklaroi ai sa i përkiste luftës për titullin në La Liga ku skuadra e tij në javën e fundit shkon në ndjekje të Atleticos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat