Simeone: Mbaroje të lutem këtë ndeshje

Futboll

Simeone: Mbaroje të lutem këtë ndeshje

Më: 18 maj 2021 Në ora: 13:56
Simeone: Mbaroje të lutem këtë ndeshje

15 minutat e fundit të luajtura në “Vanda Metropolitano” treguan të gjithë emocionet dhe shpirtin e Atletikos. Tifozët nga shtëpitë e tyre kanë vuajtur, ashtu si lojtarët në fushë dhe si Simeone në pankinë. Pas golit të Budimirit, emocionet u shtuan dhe u përzien me besimin për ta përmbysur ndeshjen.

Gjithçka u arrit në minutën e 88-të kur Luis Suarez u tregua i saktë. Si gjithmonë, Simeone ishte protagonisti dhe e përjetoi më keq sesa të tjerët. Në një nga imazhet e treguara nga “Golazo de Gol” shihet qartazi emocioni i trajnerit argjentinas. “Mos e humbni përqendrimin. Ej Stefan (Saviç) do të jemi të fortë mendërisht. Luajmë të qetë dhe goli do të vijë”, i tha Simeone skuadrës dhe veçanërisht mbrojtësit, i cili ishte nervoz.

Gjithçka ndodhi kur ndeshja ishte 0-1 për Osasunën. Pas golit të Suarezit, “El Çolo” u çmend, por pastaj menjëherë e mblodhi veten sepse duheshin edhe disa minuta për të përfunduar ndeshja. Vrapoi drejt Kondogbias për ta lajmëruar që të bëhej gati. “Kondogbia, Kondogbia, shpejt”.

Ndeshja po i afrohej fundit dhe nervat e Simeones ishin shumë larg qetësisë. Ai i kërkonte arbitrit Huan Martinez Munuera që të fërshëllente fundin. “Mbaroje të lutem këtë ndeshje. Huan!”, ishin fjalët e tij.

Pastaj u kap me kamerat e La Ligës, të cilat donin të regjistronin çdo emocion. “Ma hiqni këtë kamerë, ma hiqni këtë kamerë”, tha ai. Në fundin e sfidës, u nis me vrap drejt dhomës së zhveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat