Belgjika nuk dhuron befasi

Futboll

Belgjika nuk dhuron befasi

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:24
Belgjika nuk dhuron befasi

Është mbyllur kampionati belg sa i përket çështjes së fituesit të titullit. Për të dytin vit radhazi është Klub Brizh që fiton trofeun, pasi sezonin e shkuar u mbyll përpara kohe dhe pa playoff, duke qenë se ndërhyri pandemia…

Për Klub Bruzh është titulli i 17-të në historikun e klubit dhe kjo skuadër do të përfaqësojë Belgjikën në grupet e Ligës së Kampionëve .

Ka mjaftuar një barazim 3-3 ndaj Anderlehtit për t’i dhënë atë pikën që i duhej për t’u shpallur kampion, pasi ka 3 pikë më shumë se Genk-u në vendin e dytë.

Edhe nëse në ndeshjen e fundit të mbetur do të humbiste dhe barazohej, rregullorja parashikon se kush ishte më lart në sezonin e rregullt, shpallet kampion dhe Klub Brizh e mbylli sezonin e rregullt mbi skuadrën e  Genk-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat