Duka me urim special: Sot meritojnë të festojnë të gjithë…

Futboll

Duka me urim special: Sot meritojnë të festojnë të gjithë…

Më: 26 maj 2021 Në ora: 22:34
Duka me urim special: Sot meritojnë të festojnë të gjithë…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi ditën e sotme, titullin kampion skuadrës së Teutës, pas plot 27 vitesh pritjeje.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, pas ceremonisë, kreu i organit më të lartë të futbollit në vend, i ka përcjellë urimet skuadrës durrsakëve, për këtë sukses.

Sipas Dukës, sot meritojnë të festojnë të gjithë. Nuk ka munguar një urim i veçantë për presidentin Hasanbelliu.

"Urime Teuta!  Të dashur miq, dua ti përcjell urimet e mia më të mira KF Teutës për titullin Kampion të Shqipërisë, në fund të një sezoni emocionues dhe plot rivalitet.

Sot meritojnë të festojnë të gjithë: futbollistë, staf, drejtues, tifozë dursak kudo ndodhen.

Një urim i veçantë shkon për Presidentin Hasanbelliu, arkitektin dhe investitorin e kësaj skuadre.  Pas festës është koha për t’ju rikthyer punës, për të bërë një përfaqësim të mirë në garat Europiane", ka shkruar Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat