Arsenali informon Romën për çmimin e Granit Xhakës

Futboll

Arsenali informon Romën për çmimin e Granit Xhakës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:09
Granit Xhaka dhe Jose Mourinho

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka përfunduar në radarin e Romës dhe tashmë klubi anglez si duket ia ka treguar edhe çmimin e lojtarit.

Sipas faqes Football.London, Xhaka ka qenë njëri nga lojtarët kryesor në ekipin e Arsenalit të Mikel Arteta këtë sezon, por nuk dëshiron që të shikojë ‘procesin e zhvillimit’ të ekipit nën urdhrat e spanjollit.

Reprezentuesi zviceran është i ngazëllyer nga perspektiva për të luajtur nën urdhrat e trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinho.

Roma ka hapur bisedime me lojtarin dhe janë ndjerë të sigurt se do të nënshkruajnë Xhakën këtë verë.

Sipas Football London, drejtuesit e klubit italian shpresojnë që të përfundojnë marrëveshjen para fillimit të Euro 2020 muajin tjetër.

Topçinjtë thuhet se tashmë kanë vendosur edhe çmimin fillestar prej 20 milionë funtesh, me 28-vjeçarin që do të largohet nga Emirates dy vjet para se të skadojë kontrata e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat