Conte, Mourinho dhe Ibrahimovic; pse janë të ndryshëm sipas Buffon

Futboll

Conte, Mourinho dhe Ibrahimovic; pse janë të ndryshëm sipas Buffon

Më: 29 maj 2021 Në ora: 10:40
Buffon dhe Conte

Buffon “hap kllapa” edhe për Conte, Mourinho dhe Ibrahimovic: “Fitimi i titullit nga Interi nuk më befasoi, sepse unë e njoh Antonio Conte dhe besimin e tij në mënyrë të përsosur. Kur një lojtar vendos ta ndjekë atë me bindje, dhe unë nuk mendoj se ka ndonjë zgjedhje tjetër, sepse ose e ndjek atë me bindje, ose je jashtë projektit (qesh), është në rrugën e suksesit. Sidoqoftë, në një periudhë dhjetë mujore të kampionatit, edhe ne kemi pasur shumë shanse për të fituar.

Unë sigurisht besoj se Mourinho është i mirë për një mjedis si Roma, edhe për mediat, sepse edhe ato kanë nevojë për personazhe histrionikë si ai. Dhe pastaj, Jose ka përvojë në marrëdhënie të tilla, çka për mendimin tim mund të bëhen një vlerë e shtuar për Romën si klub dhe si ekip.

Zlatan nuk është për t’u habitur, sepse e njoh atë prej 20 vitesh. E di mirë se çfarë mendon, cila është qasja e tij ndaj punës dhe vendosmëria në fushë. Unë nuk jam i befasuar nga disa lojtarë, mes të cilëve fus edhe veten, të cilët pavarësisht moshës ende arrijnë të jenë një vlerë e shtuar. Soji ynë nuk pajtohet me të dalurit në fushë vetëm për të shëtitur fanellën.

Nëse ne dalim në fushë, gjithmonë ndodh diçka, që nuk është e zakonshme të shihet. Kjo do të thotë që jetëgjatësia jonë është një vlerë për llojin e profesionalizmit, ose fizikut që kemi, por edhe sepse ndoshta kemi një kokë ndryshe nga profesionisti mesatar. Në Itali shoh se ka vështirësi për të pranuar që dikush ka diçka ndryshe nga të tjerët, në një mënyrë pozitive.

Duke folur për rastin tim, por mund të them të njëjtën gjë për Ibrahimovic, pasi isha 35-36 vjeç, dëgjoja: ky u plak, kush do të jetë zëvendësuesi… Në vend të kësaj, në vend të gjithë këtij muhabeti, nëse dikush do të thoshte se në jetë ka nga ata që mund të bëjnë diçka më të mirë, ka përjashtime, do të ishte mirë. Italianët gjithmonë merren me polemika. Kritikët prisnin që Buffon të bënte gabime për të thënë se është i moshuar, pse nuk u ndal më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat