“Shpresoj të jem në Barcelonë për disa vite”

Futboll

“Shpresoj të jem në Barcelonë për disa vite”

Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:28
Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo ka thënë se ai është ‘shumë i lumtur’ në Kataloni pas një paraqitje të mirë të tij në sezonin e parë nën urdhrat e Ronald Koeman  

Ronald Araujo ka nënvizuar dëshirën e tij që të qendrojë në Barcelonë për shumë kohë, derisa ka pranuar se dëshiron të jetë në këtë skuadër për “shumë vjet”. Araujo nënshkroi me Barçën duke ardhur nga skuadra uruguaiane Boston River për 2 milionë euro në vitin 2018 dhe ka bërë debutin në këtë skuadër një vit më vonë në fitoren kundër Sevillas 4-0 në La Liga.

22 vjeçari ka zënë vend në skuadrën e parë prej që Ronald Koeman u emërua trajner verën e kaluar dhe ka pasur një sezon të mirë 2020/21, por atij po i ofrohet fundit të kontratës së tij. Araujo ka thënë se ai është gati për t’ju përkushtuar të ardhmes për kohë të gjatë me Blaugranan, por ka thënë se është paksa e paqartë sepse ende nuk ka negociata për një kontratë të re.

“Jam shumë i lumtur në Barcelonë, shpresoj që të jem për shumë vite këtu dhe ta jep më të mirën për skuadrën çdo sezon”, ka thënë Araujo derisa është duke stërvitur me Uruguain për ndeshje me Kombëtare. “Nuk di shumë për rinovimin, përfaqësuesit merren me këtë gjë. Unë jam i qetë, por shpresoj që të vazhdoj sa më gjatë me këtë klub”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat