Dortmund kompleton transferimin e Kobel nga Stuttgart

Futboll

Dortmund kompleton transferimin e Kobel nga Stuttgart

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:48
Gregor Kobel

Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e portierit Gregor Kobel nga Stuttgart.

Gjiganti gjerman që siguroi pjesëmarrjen në LK në xhiron e fundit ishte duke kërkuar një ‘gardian’ dhe shumë media raportuan se e duan Marc-Andre ter Stegen.

Sidoqoftë, gjermani nuk ka qenë asnjëherë opsion dhe tani Dortmund ka kompletuar kalimin e Kobel.

Portieri është shprehur i lumtur dhe krenar që do përfaqësojë Dortmundin.

“Borussia Dortmund është një ndër më të mëdhenjtë dhe më të famshme klube në botë. Më bën krenar që luajë për BVB. Dua të jem pjesë e Dortmundit në të ardhmen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, portieri ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, që do ta mbajë te Dortmund, për se paku deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat