Ramsey: Dy vitet e para në Itali frustruese

Futboll

Ramsey: Dy vitet e para në Itali frustruese

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:31
Ramsey: Dy vitet e para në Itali frustruese

Aron Ramsej vazhdon të ketë kalvarin e zakonshëm të problemeve fizike të cilat nukë e lejojnë që të ketë vazhdueshmërinë e duhur për të kontribuar te Juventus.

Vetë mesfushori thekson se dy vitet e para në Itali kanë qenë frustruese, megjithatë shton se pas Europianit do të rikthehet në Torino për të qëndruar me bardhezinjtë.

“Dy vitet e fundit kanë qenë shumë frustruese, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që kam marrë. Kur shkon në një klub të ri kërkon që ta nisësh në maksimum për të treguar aftësitë, por dëmtimet të bëjnë që të shkosh hapa pas dhe nuk lejojnë që të marrësh ritëm.

Pastaj edhe COVID nuk ka ndihmuar. Pas Europianit a do kthehem në Torino? Po, jam një lojtar i Juventus”, u shpreh Ramsey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat