Kylian Mbappe ka treguar arsyen pse kishte refuzuar t’i bashkohej akademisë së Real Madridit.
Para shtatë viteve (2014), sulmuesi francez ishte në Madrid, aty ku ishte takuar me Cristiano Ronaldon e Zinedine Zidane, të cilët i kishin rekomanduar klubit të nënshkruanin me Mbappen.
Megjithatë, kjo lëvizje nuk kishte ndodhur për shkak të ndërhyrjes edhe të prindërve të tij.
“Prindërit e mi donin që unë të filloja karrierën time në Francë, për të marrë një arsimim atje. Kështu që unë mund të luaja dhe të vazhdoja të mësoja. Spanja, edhe me Zidanen në Real Madrid, ishte një vend tjetër, një kulturë tjetër” – ka thënë mes tjerash sulmuesi i PSG-së.
Kylian Mbappe edhe tani vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të kërkuar nga Real Madridi.
22-vjeçari ka kontratë të vlefshme me parisienët deri më 30 qershor 2022.