Katër kërkesat e para të Sarrit për Lazion

Futboll

Katër kërkesat e para të Sarrit për Lazion

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 13:15
Katër kërkesat e para të Sarrit për Lazion

Mauricio Sarri me shumë gjasa do të jetë trajner i Lazios për sezonin e ri futbollistik.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, ish-trajneri i Juventusit, Napolit dhe i Çelsit ka kërkuar blerjen e katër lojtarëve të rinj dhe për të ndërruar skemë nga 3-5-2 e Simone Inzagit tek 4-3-1-2 i tij i preferuar.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj së bashku me Nikola Maksimoviç janë në skadencë kontrate me Napolin mund të jenë dy idetë “low cost” të skuadrës kryeqytetase.

Në mesfushë objektivat konkretë janë ato të Torreirës dhe Nandezit të Kaljarit, me Lukas Leivën dhe Eskalanten që do të konfirmoheshin sepse janë të pëlqyerit e trajnerit toskan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat