De Rossi: Ne ishim të terrorizuar

Futboll

De Rossi: Ne ishim të terrorizuar

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 10:59
De Rossi: Ne ishim të terrorizuar

Daniele De Rossi kthehet në Itali-Suedi, ndeshjen e famshme, një makth që u bë realitet me dështimin e axurrëve për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2018, në Rusi. Ish-mesfushori i Romës, tani anëtar i stafit të Roberto Mancini në ekipin kombëtar, foli për dokumentarin e Rai, “Sogno azzurro”, kushtuar afrimit të Kampionatit Europian, i cili do ta ngrejë siparin më 11 qershor në “Olimpico”, me ndeshjen Itali-Turqi.

De Rossi u përqendrua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Suedisë, kur trajneri i atëhershëm, Ventura, donte ta hidhte atë në fushë, ndërsa ish-kapiteni verdhekuq i kishte sugjeruar që të shtonte një sulmues: 

“Nuk ishte refuzim për të hyrë në lojë. Kamera fokusoi hezitimin tim. Ishin vetëm dy sekonda, por pastaj hoqa xhupin dhe nisa të ngrohem. Unë nuk refuzova të hyja në fushë, por sugjerova shtimin e një sulmuesi.

Ne ishim të tmerruar nga ideja e mbetjes jashtë Botërorit të Rusisë. Po luanim ndaj Suedisë dhe e thashë atë si një ide. Aktivizimi i një mesfushori si unë në ato kushte nuk ishte zëvendësim i duhur. Trajneri vendos për lojtarët, gjithsesi. Pastaj, përfundoi ashtu siç përfundoi. Ishte ndeshja ime e fundit në ekipin kombëtar. Një nga momentet më të këqija. E vetmja gjë që mund të bënim ishte të fillonim një cikël të ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat