Kombëtarja e Spanjës me lehtësi e mposhti me rezultat 4:0 Lituaninë, në takimin miqësorë që u zhvillua në stadiumin "Municipal de Butarque" në Leganes.
Spanjollët “bombarduan” portën lituane.
Lituania nuk ishte e denjë ndaj rivalit. Golat i realizuan Guillamon (3'), Diaz (24'), Miranda (54') e Puado (73').
Duhet theksuar se në minutën e 30-të, Ruiz i Spanjës dështon nga penalltia.
“Furia e Kuqe” është e gatshme për Kampionatin Evropian, që fillon me 11 qershor.