Hysenbelliu dhuron “show” në Urban Cup

Futboll

Hysenbelliu dhuron “show” në Urban Cup

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:39
Hysenbelliu dhuron “show” në Urban Cup

Lideri i Prestige, Fatmir Hysenbelliu, i ka magjepsur të gjithë me supergolin e realizuar nga mesfusha në gjysmëfinalen e Urban Cup, ndaj bullgarëve të Sabornog Harma.

goli
Pas një goditje dënimi në afërsi te mesfushës, Hysenbelliu, shtangu portierin kundërshtar, ku me një gjuajtje të kalibruar e dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh të tijët.

Pjesa e parë e gjysmëfinales u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Prestige.

Padyshim që heroi i skuadrës shqiptare në 30 minutat e para ishte kapiteni Hysenbelliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat