“Wembley” do të ketë deri 45 mijë tifozë

Futboll

“Wembley” do të ketë deri 45 mijë tifozë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:57
“Wembley”

“Wembley” do të mirëpres deri 45 mijë tifozë në gjysmëfinalet dhe finalen e Kampionatit Evropian, teksa stadiumit iu bë një përjashtim prej kufizimeve për shkak të koronavirusit.

Tri ndeshjet e fundit të Euro 2020 janë cilësuar si pjesë e patronatit të Qeverisë së Britanisë së Madhe, që lejon të pezullohen rregullat e grupimeve publike.

Tifozët që hyjnë në stadium në ndeshjet gjysmëfinale apo në finale duhet të tregojnë një test negativ për koronavirus ose të mbajnë një “pasaportë vaksine” që tregon se ata janë plotësisht të mbrojtur nga sëmundja.

Kampionati Evropian ka nisur më 11 qershor dhe do të vazhdojë deri më 11 korrik, teksa ndeshjet zhvillohen në 11 qytete evropiane.

“Wembley” do të jetë tempulli ku do të luhet faza finale e këtij Evropiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat