Finishi me tensione, Uells triumfon

Futboll

Finishi me tensione, Uells triumfon

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:19
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar): Uellsi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Turqisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Olympic" në Baku.
Fitorja e parë për Uellsin dhe humbja e dytë për Turqinë. 

Kreatorë të fitores janë Aaron Ramsey dhe Connor Roberts, ndërsa Gareth Bale ishte dirigjent i lojës, hiq penalltisë që e huqi në minutën e 61-të.

Uellsi udhëheq renditjen e grupit A me 4 pikë, por ka një ndeshje me shumë se Italia që ka tre pikë, Zvicra 1 (një ndeshje me pak) dhe Turqia me 0 pikë. 

Image

Aaron Ramsey dy herë dështoi nga pozitat ideale, në minutën e 6-të dhe në atë të 23-tën. 

E treta e vërteta për Ramsey në minutën e 43-të. Bale i disponuar për lojës harkon në thellësi të 16-shit,  Ramsey i harruar nga mbrojtja turke, i cili me gjakftohtësi shënon për 0:1.

Në minutën e 54-të Yilmaz e pabesueshme se çfarë humbi, nga afërsia dhe një pozitë e qind për qindtë, ngutet dhe gjuan mbi portë.

Në minutën e 61-të, Gareth Bale nuk e pati qetësinë të penalltia, duke gjuajtur larg mbi portën e turqve.

Në minutën e 88-të, Demiral godet me kokë por portieri Ward shpëton portën e Uellsit. 

Në minutën e 90+5, Bale asiston edhe në gollin tjetër, kur Connor Roberts shënon për 0:2.

Megjithatë Uellsi shënoi fitore me meritë në një finish me tensione, ndërsa për Turqinë është humbje e rëndë.

Turqia – Uellsi 0:2
Stadiumi "Olympic" në Baku. 
Gyjqtar: Dias Soares (Portugalia).
Shënues: Ramsey (43’), Roberts (90+5').
Kartona të verdhë: Mepham, Davies – Yilmaz, Calhanoglu.
Turqia: Cakir, Celik, Ayhan, Soyuncu, Meras (Muldur 72’), Okay (Demiral 46’), Ozan Tufan (Yazici 46’), Karaman (Dervisoglu 75’), Calhanoglu, Cengiz Under (Kahveci 83’) dhe Yilmaz.
Uellsi: Ward, C. Roberts, Mepham, Rodon, B. Davies, Allen (Ampadu 73’), Morrell, Ramsey (Wilson 83’), Bale, James dhe Moore.
Në minutën e 88-të, Demiral godet me kokë por portieri Ward shpëton portën e Uellsit.

83' Lojë e hapur nga të dy palët.

78’ Uellsi po e menaxhon lojën me sukses.
Turqia – Uellsi 0:1 
Stadiumi " Olympic" në Baku. 
Gyjqtar: Dias Soares (Portugalia).
Ramsey (43’).
Turqia: Cakir, Celik, Ayhan, Soyuncu, Meras (Muldur 72’), Okay (Demiral 46’), Ozan Tufan (Yazici 46’), Karaman (Dervisoglu 75’), Calhanoglu, Cengiz Under dhe Yilmaz.
Uellsi: Ward, C. Roberts, Mepham, Rodon, B. Davies, Allen (Ampadu 73’), Morrell, Ramsey, Bale, James dhe Moore.

74' Koha po punon për Uellsin.

71' Bale mjaft i shpejt, i rrezikshëm.

65' Uellsi po has në lojë të mirë të rivalit.

61' Gareth Bale si i çmendur, gjuan nga penalltia por larg mbi portë.

58' Cakir me mund e pret gjuajtjen e Ramseyt.

57' Uellsi është në presion të rivalit.

54' Yilmaz e pabesueshme se çfarë humbi, nga afërsia dhe një pozitë e qind për qindtë, ngutet dhe gjuan mbi portë.

50' Turqit tentojnë të reezikojnë por pa sukses.

Turqia – Uellsi 0:1 
Stadiumi " Olympic" në Baku. 
Gyjqtar: Dias Soares (Portugalia).
Ramsey (43’).
Turqia: Cakir, Celik, Ayhan, Soyuncu, Meras, Okay (Demiral 46’), Ozan Tufan (Yazici 46’), Karaman, Calhanoglu, Cengiz Under dhe Yilmaz.
Uellsi: Ward, C. Roberts, Mepham, Rodon, B. Davies, Allen, Morrell, Ramsey, Bale, James dhe Moore.

47' Turqia në presion të madh.

46' Fillon pjesa e dytë.

Gareth Bale është lojtari më i mirë në 45 minutat e parë. Ai është dirigjent o lojës.

Aaron Ramsey dy herë dështoi nga pozitat ideale, në minutën e 6-të dhe në atë të 23-tën. E treta e vërteta për Ramsey në minutën e 43-të.

Bale i disponuar për lojës harkon në thellësi të 16-shit,  Ramsey i harruar nga mbrojtja turke, i cili me gjakftohtësi shënon për 0:1.
 
Turqia – Uellsi 0:1 
Stadiumi " Olympic" në Baku. 
Gyjqtar: Dias Soares (Portugalia).
Ramsey (43’).
Turqia: Cakir, Celik, Ayhan, Soyuncu, Meras, Okay, Ozan Tufan, Karaman, Calhanoglu, Cengiz Under dhe Yilmaz.
Uellsi: Ward, C. Roberts, Mepham, Rodon, B. Davies, Allen, Morrell, Ramsey, Bale, James dhe Moore.

43' Bale asiston për bukuri dhe Ramsey i vetmuar me lehtësi shënon për 1:0 për Uellsin.

41' Turqia po mbrohet mirë.

37' Bale këmbëshpejt, mjaft i rrezikshëm për turqit.

34' Edhe pse nuk ka gola rastet nuk mungojnë.

30' Kaan Ayhan godet me kokë por njëri nga mbrojtësi e eviton rrezikun. 

29' Edhe Turqia mjaft e rrezikshme.

27' Dy raste të Ramsey por që nuk ishte i saktë.

23' Bale si me dorë e gjen Ramsey të vetmuar, vetëm me portier dhe çuditërisht gjuan mbi portë. 

21' Lojë jashtëzakonisht e mirë.

17' Uellsi kërkon penallti por gyjqtari ashtu nuk mendon.

16' Lojë me rivalitet e me ritëm.

13' Bale me kokë gjuan mbi portë.

11' Nuk ka ende gola.

9' Yilmaz godet fortë por devijohet në korrne,  Uellsi në presion.

6' Ramsey dështoin nga afërsia, fat i madh për turqit! Portieri Cakir me këmbë largon topin në korrne.

5' Nuk ka ndonjë rast deri me tash.

3' Gareth Bale është kërcënim për Turqinë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Intonohen himnet.

Turqia dhe Uellsi kërkojnë fitoren e parë në grupin A në Kampionatin Evropian. 

Turqia pas disfatës me 3:0 nga Italia, synon fitoren e qetësisë dhe Uellsi pas barazimit (1:1) me Zvicrës, në rast të triumfit do të jetë paksa më komod për sfidën e fundit në grup.

Turqia – Uellsi 0:0

Stadiumi " Olympic" në Baku. 
Gyjqtar: Dias Soares (Portugalia).
Turqia: Cakir, Celik, Ayhan, Soyuncu, Meras, Okay, Ozan Tufan, Karaman, Calhanoglu, Cengiz Under dhe Yilmaz.
Uellsi: Ward, C. Roberts, Mepham, Rodon, B. Davies, Allen, Morrell, Ramsey, Bale, James dhe Moore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat