Perez do të paraqitet nesër përkrah kapitenit

Futboll

Perez do të paraqitet nesër përkrah kapitenit

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:53
Reali zyrtarizon nesër largimin e Ramosit

Serxhio Ramos nuk do të veshë më fanellën e Real Madrid. Vendimi është marrë nga mbrojtësi dhe klubi për të mos vazhduar bashkëpunimin, pavarësisht negociatave të ditëve të fundit e kështu palët do të ndahen zyrtarisht nesër.

Klubi ka bërë të ditur se presidenti Florentino Perez do të paraqitet nesër përkrah kapitenit në një konferencë për shtyp që do të jetë ceremonia e lamtumirës së tij nga klubi ku u kthye në një nga legjendat e futbollit botëror.

I mbërritur në verën e viti 2015 nga radhët e Seviljes, Serxhio Ramos u kthye nga një anësor, në një nga qendërmbrojtësit më të fortë në historinë e futbollit, me specialitet golin, duke shënuar shumë të tillë të rëndësishëm që sollën edhe trofe për klubin.

“Real Madrid  komunikon se nesër, të enjten më 17 qershor, në orën 12:30, do të zhvillohet një aktivitet institucional homazhi dhe lamtumire për kapitenin tonë Serxhio Ramos, me praninë e presidentit tonë, Florentino Perez”, ishte njoftimi i klubit për largimin e kapitenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat