Josa: Holanda nuk i ka elementët e duhur

Futboll

Josa: Holanda nuk i ka elementët e duhur

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:49
Josa: Holanda nuk i ka elementët e duhur

Mirel Josa ka thënë se Shqipëria e Euro 2016, ishte më e mirë Maqedonia e Veriut që merr pjesë në këtë Europian. Në “EuroMania” në News24, Josa ka analizuar ndeshjet e fundit në këtë Europian, duke thënë se çelësi i suksesit te Holanda është mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong.

“Në parashikimet tona kemi qenë të saktë. Belgjika me Danimarkën, zhvilloi një nga ndeshjet më cilësore të Europianit. Danimarka kundërshtar i vështirë dhe bënë shumë mirë.

Më pëlqen mënyra se sa shpejt luan futboll Holanda. Kanë disa probleme në mbrojtje.  Në kundërsulmin e fundit të Holandës, aty doli një lojtar i cili u fut nga zëvendësimi, e humbi. Kanë egoizmin e tepruar.

Unë them që Holanda nuk i ka elementët e duhur, për të qenë në katërshen më të mirë. Nuk kanë mesfushën dhe sulmin si duhet. Çelësi i suksesit te Holanda është De Jongu, nuk më bind mesfusha, pasi përveç De Jongut të tjerët nuk janë në nivelin e duhur.

Shqipëria e 2016 ishte më e mirë se kjo Maqedoni. Ishim më shumë grup dhe kishte më shumë entuziazëm.”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat