Koeman: Nuk është kryer ende, duhet të presim

Futboll

Koeman: Nuk është kryer ende, duhet të presim

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 13:13
Koeman: Nuk është kryer ende, duhet të presim

Ronaldo Koeman ka dhënë një intervistë ku ka folur për disa tema.

Ai fillimisht u ndal te Memphis Depay, për të cilin edhe njëherë përsëriti dëshirën për ta pasur në ekip dhe që shpreson sa më parë të bëhet zyrtare transferimi i tij.

“Nuk është kryer ende, duhet të presim. Shpresoj që mund të vij”, tha Koeman.

Më pas foli për ndërtimin e skuadrës, Barca deri më tani ka afruar lojtarë si Emerson, Garcia, Aguero.

“Klubi po punon për të ndërtuar një skuadër të fortë, më të fortë se vitin e kaluar. Do të bëjmë një ekip të shkëlqyer”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për dështimin e transferimit të Wijnaldum.

“Është për të ardhur keq sepse ai është një lojtar shumë interesant. PSG u treguar më i shpejtë”.

Derisa sa i përket Messit, Koeman shtoi: “Gjithmonë kemi thënë se Messi dëshiron të qëndrojë në Barcelonë, kështu që shpresoj se do të mund ta përfundojë karrierën këtu. Mendoj që po dhe shpresoj se do të mbyllet së shpejti vazhdimësia e tij këtu. Do të ishte një lajm fantastik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat