Southgate i zhgënjyer me Anglinë

Futboll

Southgate i zhgënjyer me Anglinë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 08:42
Gareth Southgate

Gareth Southgate është shprehur tejet i zhgënjyer me paraqitjen e Anglisë në derbin britanik ndaj Skocisë.

Tre Luanët kishin shanset e tyre, mirëpo skocezët ishin tejet të organizuar pothuajse në çdo repart të fushës.

Southgate ka bërë të ditur se pas ndeshjes se ai pret shumë nga lojtarët e tij dhe në ndeshjen e radhës të sigurojnë kualifikimin.

“Natë zhgënjyese, ne e dimë që mund të luajmë shumë më mirë se kaq, por duhet pranuar që Skocia luajti mirë”, ka deklaruar strategu i Anglisë.

“Nuk bënë aq sa duhet për të fituar ndeshjen. Në një turne si Euro 2020, kur e sheh që nuk mund të fitosh dot është mirë dhe e rëndësishme të mos mposhtesh. E ndjeva që kishim nevojë për të mbështetur mbrojtjen”.

“Ky është shkaku pse aktivizova Rashford në vend të Kane, pasi mendova që Markus do të na jepte atë energji që po na mungonte“, shtoi më tej Southgate.

Anglia numëron 4 pikë në grupin D, po aq sa ka edhe Çekia, kundërshtari me të cilin takohen më 22 qershor në ora 21:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat