Elbasani me ekip të ri/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin

Futboll

Elbasani me ekip të ri/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:54
Këshilli Bashkiak i Elbasanit

Këshilli Bashkiak i Elbasanit gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme ka shqyrtuar çështjen e vetme të rendit të ditës dhe ka miratuar krijimin e klubit të ri, “Akademia e Futbollit Elbasani”.

Me miratimin e këtij propozimi, “AF Elbasani” është klubi më i ri i futbollit që do krijohet në Shqipëri.

Ekipi i ri Akademia e Futbollit Elbasani do ta nisë rrugëtimin nga Kategoria e Tretë, njësoj si AF Luftëtari i Gjirokastrës.

Me klubin aktual të Elbasanit që ka zbritur në Kategorinë e Dytë dhe ka një borxh të madh të akumuluar ndër vite, gjasat janë që të shkrihet dhe të nisë gjithçka nga e para. Gjithsesi me këtë lëvizje bashkia e Elbasanit ka nisur të mendojë për futbollin që ka lënguar prej afro 15 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat