Flet Endrit Krasniqi pas fitores: Super dominim nga skuadra jonë, shpresoj të vazhdojmë kështu

Futboll

Flet Endrit Krasniqi pas fitores: Super dominim nga skuadra jonë, shpresoj të vazhdojmë kështu

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:33
Prishtina

Prishtina ka fituar ndaj Folgores në ndeshjen gjysmëfinale të fazës paraelimnatore të Ligës së Kampionëve.

Endrit Krasniqi shkëlqeu në këtë takim me një gol dhe një asistim.

Ai ka folur pa ndeshjes duke thënë se është shumë i lumtur për fitoren.

“Në fillim i rëndësi shumë të madhe ka kalimi në finale, kjo është më e rëndësishmja. Pastaj, lirisht mund të themi se ishte ndeshje super e dominuar nga skuadra jonë”.

“Në finale shpresoj të jemi qetësi më të madhe, sidomos në përfundimin e aksioneve. Ishte ndjenjë e veçantë shënimi i golit të parë historik për klubin e Prishtinën në Ligën e Kampionëve, pas pranimit në arenën ndërkombëtare”.

“Shpresojmë të vazhdojmë me këso paraqitje duke i uruar të gjithë ekipin, duke uruar qytetarët e Prishtinës e sidomos Plisat”, ka thënë Endrit Krasniqit.

Krasniqi ka qenë ndër më të mirët në sezonin e shkuar te Prishtina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat