Hummels flet për lëndimin e tij para ndeshjes me Hungarinë

Futboll

Hummels flet për lëndimin e tij para ndeshjes me Hungarinë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:42
Mats Hummels

Mats Hummels ka folur për lëndimin e tij para ndeshjes me Hungarinë.

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels ka folur për gjendjen e lëndimit të tij para ndeshjes me Hungarinë.

32 vjeçari mungoi në dy seancat stërvitore të fundit dhe ka treguar për të cilin e pësoi ndaj Portugalisë.

“Kam qenë duke u kujdesur për gjurin tim kohët e fundit”, tha ai.

“Fatmirësisht, këtu kam kujdesin më të mirë nga mjekët. Ndonjëherë dhimbja shtohet kur luaj në ndeshje, por nuk është ndonjë gjë e pamenagjueshme dhe nuk ka ndikim në paraqitjet e mia”, shtoi ai.

“Ndoshta duhet të mungoj edhe disa stërvitje, por kjo është vetëm për ta menaxhuar situatën”, përfundoi Mats Hummels.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat