Roma afër dy transferimeve të mëdha

Futboll

Roma afër dy transferimeve të mëdha

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:45
Roma afër dy transferimeve të mëdha

Klubi italian, Roma thuhet se është afër të mbyll transferimin e mesfushori të Arsenalit, Granit Xhaka dhe portierit të Wolverhampton Wanderers, Rui Patricio.

Giallorossët kanë emëruar trajner të ri Jose Mourinhon dhe drejtuesit e klubit kanë treguar se janë të interesuar të luftojnë për titull në Serie A.

Dy nga ta vijnë nga kampionati anglez, Liga Premier dhe njihen mirë nga trajneri portugez.

Sipas Sky Sport, Roma po punon për të përfunduar marrëveshjet me portierin Rui Patricio dhe Granit Xhakën në ditët në vijim.

Shqiptari Xhaka thuhet po bën presion për t’u bashkuar me Romën dhe Arsenali po punon për të përfunduar marrëveshjen.

Në anën tjetër, Patricio pritet të largohet nga Wolves dhe të zëvendësohet nga Jose Sa, i cili vjen nga Olympiacosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat