Bayerni ka probleme edhe tjera

Futboll

Bayerni ka probleme edhe tjera

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:39
Bayerni ka probleme edhe tjera

Probleme rrogash edhe te Bayern Munich! Klubi ka vendosur një tavan nga i cili shumë pak bëjnë përjashtime por duke qenë se kanë ardhur edhe futbollistë të rinj që marrin mirë, grupi i vjetër është rebeluar…

Kingsley Coman ka refuzuar rinovimin dhe kërkon trajtim të njëjtë financiar dhe sportiv me Leroy Sane.

Rebeli i radhës është Leon Goretzka. Bild Sport raporton se mesfushori ka pakënaqësi me klubin dhe ka refuzuar propozimin e tyre për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja aktuale skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe rinovimi nuk është më një mundësi.

Bayern do ta nxjerrë menjëherë në merkato për të nxjerrë para prej tij dhe në ankand hyjnë direkt thuajse të gjithë klubet e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat