​Mësohen çiftet e 1/8 së finales së “EURO 2020”

Futboll

​Mësohen çiftet e 1/8 së finales së “EURO 2020”

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:35
Ilustrim

Ka përfunduar faza e grupeve të Kampionatit Evropian, ku tanimë janë mësuar kombëtaret të cilat janë kualifikuar, e edhe çiftet e 1/8 së finales.

Kombëtaret si ajo e Uellsit, Danimarkës, Italisë, Austrisë, Holandës, Çekisë, Belgjikës, Portugalisë, Kroacisë, Spanjës, Francës, Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë, Suedisë dhe Ukrainës kanë prekur fazën e eliminatoreve të këtij kampionati.

Pasi u mësuan edhe çiftet, dy përballjet më interesante do të jenë ajo mes Belgjikës e Portugalisë dhe Anglisë e Gjermanisë.

Zvicra e Shaqirit e Xhakës do ta ketë një ndeshje tejet të vështirë, ku do të përballet me Kampionin e Botës, Francën.

Çiftet e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian Euro 2020 i gjeni më poshtë.

1/8 e finales

26 qershor, 18:00 Uellsi - Danimarka

26 qershor, 21:00 Italia - Austria

27 qershor, 18:00 Holanda - Çekia

27 qershor, 21:00 Belgjika - Portugalia

28 qershor, 18:00 Kroacia - Spanja

28 qershor, 21:00 Franca - Zvicra

29 qershor, 18:00 Anglia - Gjermania

29 qershor, 21:00 Suedia - Ukraina 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat