Bahtiri ndahet me Arbërinë 

Futboll

Bahtiri ndahet me Arbërinë 

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:59
Bahtiri ndahet me Arbërinë 

Futbollisti Kreshnik Bahtiri i ndanë rrugët me klubin e futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe.

Ai nuk e ka bërë të ditur se ku do të luajë në edicionin e ri, por siç merret vesh ka disa oferta të mira.

“Fundi i një sezoni tjetër, doja të falënderoja Zotin për një mundësi tjetër për të bërë atë që dua më shumë që është të luaj futboll dhe të sakrifikoj veten si nën golashënues i Arbërisë me 7 gola. 

Doja të falënderoja KF Arbëria për mundësinë për të mbrojtur këtë klub të mrekullueshëm dhe falënderoj presidentin, lojtarët, drejtorët, të gjithë njerëzit që punojnë në klub (‘Stuhia e kuqe’) dhe të gjithë trajnerët për besimin në punën time . 

Kontrata më ka skaduar dhe nga këtu i ndajmë rrugët me klubin, me shpresë që Arbëria të rikthehet në Superligë, se aty e ka vendin”, njofton Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat