Prodhimi i Gasperinit te Italia i emocion të gjithë

Futboll

Prodhimi i Gasperinit te Italia i emocion të gjithë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:14
Prodhimi i Gasperinit te Italia i emocion të gjithë

Një tjetër prodhim i trajnerit Gasperini ka arritur që të shënojë në Europian, ndërsa këtë herë flitet për Pesinan e Italisë.

Goli i këtij futbollisti do t’i dhuronte fitoren “axurrëve” në përballjen kundër Uellsit. Lojtari ka zgjedhur që të shkruajë edhe një dedikim emocionues në “Instagram”, duke rrëmbyer edhe më shumë zemrat e tifozëve.

“Kam jetuar për këtë moment që kur prek topin për herë të parë. Do të kujtoj çdo moment të vetëm.

Përqendrim në dhomën e zhveshjes, dëshira për të thyer botën, futja e topit në hapësirën e duhur, pritja që sfera të kalonte në rrjetë, një sekondë që duket si pafundësi.

Pastaj zhurma e tifozëve, emocionet, nisja drejt stolit, shokët e mi që vrapojnë drejt meje, përqafimi, gëzimi, ndarja e emocioneve të momentit. Mos na zgjoni nga gjumi. Jemi Italia dhe nuk do të ndalojmë së ëndërruar”, shkruan Mateo Pesina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat