Josa: Gjermani-Angli? Luan historia

Futboll

Josa: Gjermani-Angli? Luan historia

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:21
Josa: Gjermani-Angli? Luan historia

Trajneri Mirel Josa ka komentuar Gjermaninë për performancën e saj në Europian teksa ishte i ftuar në emisionin Euromania. Josa thekson se nuk iu beson atyre nga ndeshjet që kanë zhvilluar, ndërsa vlerëson maksimalisht Leon Goreckën.

“Goretcka ka qenë baza e Bajernit të Mynihut gjatë gjithë kohës, sa herë që Goretcka ka dalë jashtë për arsye dëmtimi, mund të themi edhe bavarezët kanë patur probleme.

Dje e tregoi klasin e vet sepse për mua personalisht ai është një lojtar shumë i madh. Nuk mund të thuhet se nëse Goretcka është në lojë Gyndogan nuk mund të jetë në lojë, ata mund të luajnë të dy mirë njëkohësisht.

Tani Gjermania luan me tre mbrojtësa dhe janë shtyrë pak më shumë. Gosens kishte presion direkt me mesfushorin e krahut. Kimish luan me Bajernin dhe Gosens luan me Atalantën ka pak diferencë.

Gjermani-Angli? Luan historia.

Ndeshjet midis tyre kanë qenë shumë të nxehta. Unë tek Gjermania tani nuk kam besë sepse kanë patur oshilacione, Anglia përveçse kanë shënuar pak janë më standart”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat