Partizani do të luajë me datë 8 korrik

Futboll

Partizani do të luajë me datë 8 korrik

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:34
Partizani do të luajë me datë 8 korrik

Partizani do të luajë me datë 8 korrik sfidën e parë të Ligës së Konferencës përballë Sfintul në “Elbasan Arena”, ndërsa sfidën e dytë, një javë më pas në Moldavi.

Është përcaktuar edhe skuadra e arbitrave për sfidën e parë, e cila është e gjitha zvicerane. Kryesor është Lukas Fandrik, i asistuar nga Jonas Erni dhe Guilame Maire.

Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Stefan Horisberger. Kryesori, Lukas Fandrik, është mësues në profesion.

Gjyqtari 36-vjeçar njihet për rreptësinë e tij si arbitër, pasi në 268 ndeshje që ka arbitruar, ka akorduar plot 1301 kartonë të verdhë, me një mesatare gati 5 kartonë të verdhë për ndeshje.

Gjithashtu, zvicerani Fandrik ka akorduar edhe 44 kartonë të kuq. Gjithashtu, ka akorduar 96 penallti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat