Nuk heq dorë nga Edin Dzeko

Futboll

Nuk heq dorë nga Edin Dzeko

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 13:36
Nuk heq dorë nga Edin Dzeko

Skuadra kampione e Turqisë, Besiktas, nuk heq dorë nga Edin Dzeko.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur bisedimet me verdhekutë për të arritur te kartoni i futbollistit.

Trajneri Jose Mourinho i ka kërkuar klubit roman të mos e shesë lojtarin, kontrata e të cilit me kryeqytetasit përfundon në qershor të vitit 2022.

Megjithatë paga e lartë e lojtarit ka detyruar drejtuesit e italianëve të mos e përjashtojnë shitjen e 35-vjeçarit në rast se paraqitet oferta e duhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat