Përcaktohen datat dhe oraret e ndeshjeve finale

Futboll

Përcaktohen datat dhe oraret e ndeshjeve finale

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 13:39
Përcaktohen datat dhe oraret e ndeshjeve finale

Janë përcaktuar oraret dhe datat e ndeshjeve për ndeshjet finale të vlefshme për kampionatet e Kategorisë Superiore U-13 dhe Kategorisë Superiore U-15.

Skënderbeu U-13 do të sfidojë Internacional Tiranën U-13, në këtë sfidë finale, që do të luhet ditën e diel, më 4 korrik në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz duke nisur nga ora 19:00. Korçarët kaluan në finale, pasi mundën me rezultatin e thellë 6-0 ekipin e Briansit, ndërsa Internacional Tirana mundi pas gjuajtjeve nga pika e bardhë e 11-metërshave Football Republic.

Ky është edicioni i parë i kampionatit të kësaj grup-moshe, një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit që ka rezultuar mëse e suksesshme dhe ka ngjallur interesim të madh si nga klubet, ashtu edhe nga futbollistët e vegjël.

Nga ana tjetër, ndeshja finale e kampionatit të Kategorisë Superiore U-15 mes Tiranës dhe Internacional Tiranës do të zhvillohet këtë të enjte, më 1 korrik, në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 18:30. Tirana siguroi biletën për në finale, duke mundur vetëm pas penalltive ekipin e Vllaznisë, kurse Internacional Tirana kaloi me sukses Teutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat