Gjilani zbarkon në Mavrovë

Futboll

Gjilani zbarkon në Mavrovë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:35
Gjilani zbarkon në Mavrovë

SC Gjilani ka zbarkuar në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut për ta kryer fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.

Skuadra “kuqebardhe” në Mavrove pritet të qëndrojë dhjetë ditë.

Gjithashtu, gjilanasit pritet t’i zhvillojnë disa ndeshje miqësore, ku deri me tashti është paraparë që me 6 korrik të luaj kundër Renovës.

Fazën e dytë skuadra e Gjilanit do ta zhvillojë në Ohër.

Kujtojmë që SC Gjilani deri më tashti ka transferuar katër futbollistë, Yll Hoxhën, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Aguston Torassa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat