Pedri po shkëlqen këtë Europian

Futboll

Pedri po shkëlqen këtë Europian

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:27
Pedri po shkëlqen këtë Europian

Ylli i Barcelonës, Pedri po shkëlqen këtë Europian me fanellën e Spanjës duke arritur të behet protagonist absolut.

Edhe pse nuk realizon gola apo nuk dhuron asist, prania në fushë e Pedrit për iberikët është jetike.

18-vjeçari ka qenë titullar absolut në 5 ndeshje që Spanja ka zhvilluar deri tani, duke vrapuar në total 61 kilometra.

Shifra të frikshme këto për një futbollist të ri i cili ka mesatare vrapimi 12 kilometra për ndeshje. Një e ardhme e ndritur e pret Pedrin së bashku me të dhe Barcelonën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat