Bayerni ndalet ndaj Kölnit, Dortmundi mund ta marrë kreun sot

Futboll

Bayerni ndalet ndaj Kölnit, Dortmundi mund ta marrë kreun sot

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 11:41
Fotoilustrim

Bayern Munich ka humbur pikë në garën për kreun e Bundesligës. Kampioni gjerman nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Kölnit në ndeshjen e së premtes, e cila hapi xhiron e dhjetë të kampionatit.

Kölni u kalua në epërsi në minutën e 12-të, ndërsa Bayerni barazoi para pushimit. Sipas faqes zyrtare të Bundesligës, mysafirët ishin të organizuar mirë në mbrojtje dhe rrezikuan me kundërsulme. Për Bayernin, mbrëmja ishte e hidhur edhe për një arsye tjetër: skuadra mbeti përkohësisht pa dy lojtarë të rëndësishëm, Harry Kane dhe Michael Olise.

Dortmundi para shansit
Pas barazimit, Bayerni ka 22 pikë, vetëm një më shumë se Borussia Dortmund. Dortmundi është ende i pamposhtur në kampionat, një seri që sipas statistikave i ka ndodhur vetëm për herë të katërt në histori në këtë fazë të sezonit. Sot, nga ora 15:30, Dortmundi luan në udhëtim te Borussia Mönchengladbach, që renditet e fundit me shtatë humbje. Me fitore, Dortmundi ngjitet në krye të tabelës.

Në të njëjtën orë, Eintracht Frankfurt pret Hoffenheimin, skuadrën ku luan sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani. Po nga ora 15:30 luhet edhe ndeshja Leverkusen – Paderborn, ndërsa në mbrëmje, nga ora 18:30, Schalke pret Stuttgartin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat